Berat Jakupi kërkon sundimin në Paris

Parisi do të jetë nikoqire e edicionit të tretë me radhë “Premier Liga WKF Paris Open 2014”, që do të mbahet nga 10 deri më 12 janar. Organizator i këtij kampionati është Federata Franceze e Karatesë, ndërsa pritet të marinë pjesë mjeshtër të këtij sporti nga vende të shumta botërore. 

Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrëseve në krahasim me vitet e kaluara, turneu kësaj radhë do të zgjasë 3 ditë duke filluar nga e premtja e deri të dielën. Në këtë kampionat jo formal botërorë prite të marrin pjesë mjeshtër të vërtet të këtij sporti nga 60 vende të botës. 

Në Premier Ligën “Parisi 2014” do të marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i karateistëve nga Maqedonia nga disa klube, e në mesin e të cilëve edhe Berat Jakupi nga KK Fati Gostivar, (kategoria -84 kg), Shaban Murtishi nga KK Drini-Strugë, (kategoria -60 kg) dhe Fatjona Aliu nga KK Arena – Strugë (kategorina -55 kg), ndërsa trajner do të jetë Arlind Huseini i cili është edhe seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në U-21. Tre garuesit shqiptar paraqitjet e para i kanë të shtunën.

Udhëtimi për në Paris është organizuar falë bashkëpunimit të mirë të disa klubeve si dhe seleksionuesve Zharko Arsovski, Petar Belistojanoski dhe Arlind Huseini.
Ekipi nga Maqedonia udhëton sot (9 janar), ndërsa kthimi i ekspeditës së karateistëve pritet të ndodhë me 13 janar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button