Haradinaj thirrje deputetëve të Kuvendit që mos ta votojnë Demarkacionin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradianaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Faecook”, ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Postimi i Haradinajt:

Kam edhe një thirrje, krejt vëllazërore, për të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie politike e partiake, përpara votimit në Kuvend të Demarkacionit me Malin e zi!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button