LSDM: Gruevski të thotë se pranon emrin “Republika e Epërme e Maqedonisë”

Reaksionet histerike të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së tregojnë për frikën e kryeministrit, opinion publik të mos jetë ne dijeni se për çka në të vërtetë negocion Gruevski dhe çka ka pranuar në bisedimet rreth emrit, reagon LSDM-ja.

Nga LSDM ftojnë Gruevskin që të thotë cili është propozimi i fundit i Nimic dhe çka ka pranuar Qeveria.

“A është e vërtetë se për Nikolla Gruevskin është e pranueshme emri Republika e Epërme e Maqedonisë siç informon partneri i koalicionit Ali Ahmeti? Kjo është obligim i Nikolla Gruevskit ndaj opinionit dhe jo të kërkojnë fajtor për dështimet e tij diplomatike”, thonë nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button