OEMVP me apel për t’u ndihmuar të prekurve nga vërshimet në Shkup

Një delegacion i udhëhequr nga Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dje vizitoi lagjen Hasanbeg dhe vendet të cilat u prekën nga vërshimet që pasuan ditën e shtunë, me qëllim të solidarizimit dhe njohjen nga afër të nevojave të banorëve që jetojnë në këto zona. OEMVP së bashku me anëtarët e saj shprehu gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer në çdo aspekt ku ka mundësi për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga vërshimet në rrethinën e Shkupit dhe Tetovës.

Anëtarët e OEMVP-së, ju përgjigjen thirrjes që në momentet e para në formë individuale, ndërsa më pas OEMVP mobilizoi bizneset dhe organizoi aksion për grumbullimin e ndihmave dhe mbështetjes për të cilat më urgjentisht kanë nevojë si: uji i pijshëm, ushqim (qumësht, ushqim për fëmijë, ushqim të konservuar, kanaçe etj.), produkte higjienike, enë të plastikës për ushqim, çizme prej gome, mjete të tjera pune (lopata e etj.), batanije dhe veshje.

Përveç këtyre të nevojshme janë edhe makineri ndërtimi dhe pompa të ujit, ndaj lusim kompanitë të cilat kanë këtë lloj të pajisjeve të ndihmojnë duke u kyçur në këtë aksion.

“OEMVP bën apel deri tek të gjitha bizneset shqiptare anëtare dhe joanëtare që kanë mundësi për të ndihmuar të na kontaktojnë në telefon 076/397-504 ose në e-mail [email protected] dhe të informohen rreth pikave ku do grumbullohen ndihmat. Gjithashtu, OEMVP do të jep edhe kontributin e saj në mjete financiare të cilat do të përdoren në fazën e dytë të intervenimit në zonat e prekura, ndaj lusim të gjitha bizneset që deri më date 12 Gusht 2016 (E premte) të prononcohen për vlerën që do të donojnë dhe më pas do të vendosim në cilën formë do të shpërndahen që sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor”, thonë nga OEMVP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button