Tmerri i refugjatëve sirian në kampet e Bullgarisë

Që nga qershori i vitit 2013, numri i refugjatëve sirian në Bulgari ka arritur në mbi 10.000. Shumica e  tyre kanë ikur nga tmerret e luftës në këtë vend – 2000 kilometra në jug të Sofjes , kryeqytetit të Bulgarisë. Organizata për të drejtat e njeriut presin që në vitin e ardhshëm ne kufirin Bulgaro – Turk , të arrijnë edhe 11,000 refugjatë të tjerë.

Në kampet që gjenden jashtë qytetit të Sofjes, refugjatët jetojnë në kushte shumë të vështira , ku ata kalojnë ditë pa ngrënë, të ndihmuar vetëm nga donacionet e Kryqit të Kuq. Një kamp në qytetin e Harmanlit e kishte të caktuar që të pranonte vetëm 500 persona , mirëpo tash po në atë kamp jetojnë afër 2000 njerëz nëpër  tenda.

Refugjatët nuk janë të pajisur me energji elektrike dhe as me ujë dhe janë të detyruar që të durojnë kushtet e ftohta klimatik , duke përfshirë borën dhe temperaturat e ulta në -3 gradë Celsius.

Për shkak të mungesës së hapësirës , qindra refugjatë duhet të flenë jashtë dyerve të kampeve. Një banjo e shfrytëzojnë më shumë se 50 persona . Ditët e fundit ,refugjatët protestuan për shkak të vdekjes së një 35 vjeçari sirian, i cili ishte ankuar nga dhimbja e gjoksit , dhe të cilit nuk i ishte ofruar ndihmë mjekësore.

Disa javë më parë , një person nga Algjeria , kishte sulmuar një grua 20 vjeçare në një shitore në lagjen “PIROTSKA” , një nga rrugët kryesore të qytetit të Sofjes . Përderisa gruaja mbijetoi , nacionalistët shfrytëzuan rastin që të bëjnë thirrje kundër “Krimit emigrues”. 

Vetëm një ditë pas këtij incidenti , një 17 vjeçar , refugjat sirian ishte goditur me thikë afër një kampi të refugjatëve në Sofje .  Ky rast më pas ishte përcjellë me një valë sulmesh rreth qytetit . Një bullgaro-irakian ishte sulmuar përpara një kompleksi shitoresh, një fëmijë nga Mali ishte rrahur nga një grup njerëzish , dhe një nënë nga Kameruni me fëmijën e saj ishin sulmuar nga një grup i NEO-NAZISTËVE . 

Sulmuesit kishin vënë në shënjestër një vendqëndrim për refugjatë dhe imigrantë , dhe po në atë çast kishin rrahur një qytetar bullgar , duke e ngatërruar atë me një nga refugjatët . Personi në fjalë , i quajtur Metin, ende gjendet në gjendje kritike.  Përderisa sulmuesit e Metin-it janë arrestuar , njësitë policorë nuk kanë marrë masa të shpejta për zbardhjen e rastit duke i përfshirë edhe viktimat tjera të refugjatëve apo imigrantëve.

Këto janë vetëm disa nga incidentet e dhunshme me të cilat përballen refugjatët dhe grupet imigrantë në Bulgari, të cilat nuk janë të mbuluara nga mediat lokale.

Burimi: Muftah

Përktheu: Rexhep Avdiu, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button