Rrëfimi – Pjesa e dytë

Teknikat shumëformëshme të pushtetit janë si pozitive po ashtu edhe negative pra bilaterale, edhe pse me shumësine e teknikës se vet si një teknike unike por e shprehur me forma të ndryshme është për të veçuar partikularitetin e “vullnetit për dije“ që është mbështetje edhe instrument.

Foucault-ja nuk e mohon faktin që seksi s’ka qënë i ndaluar, i shmangur apo i fshehur gjatë epokës klasike por me elementet negative të hipotezes shtypëse mohimin e kesaj hipoteze i përmbledh në një mekanizem të vetëm ku këto opozita janë thjeshte vegla të cilat përdoren në favor të nxitjes të ligjërimit të teknikave të pushtetit, atë të vullnetit për dije. Libertinizmi sadist i shërben shumë mirë faktit për ti ndihmuar ligjërimimit të seksualitetit të njeriut, për të kundërshtuar hipotezen shtypëse të paraqitur në epokën të ndalesës së fjalës së lirë për dëshirat dhe kënaqësitë njerëzore.

Akti sadist kundërshton pushtetin dhe lartëson aktin e lirisë. “Seksi eshte pushtet” vullneti për dije ka kontribuar për ndërtimin e një shkence të seksualitetit duke e diferencuar atë tashmë që më herët ishte e quajtur arti erotik, duke lënë pas shpine hipotezen shtypese ku teknikat e pushtetit nuk i bindeshin parimit (duke patur parasysh se parimet të kufizojnë dhe të urdhërojnë sepse kanë imperativin në vetëvete) të përzgjedhjes, por parimit të shpërhapjes, ngulimit të seksualitetit shumëformëse. Historikisht, janë dy pikëpamje të seksualitetit, në Perandorinë Romake / Greke kjo ishte e shikuar si një art “Arti Erotik“, ku seksi eshte një art dhe një experience e veçantë dhe jo diçka e ndyrë dhe e turpshme. Është diçka që duhet të mbetet sekrete, por vetëm sepse mund të humbë fuqinë dhe kënaqësinë nese flitet për sa i përket kësaj eksperience në shoqërinë perëndimore, diçka komplet të ndryshme ka qënë krijuar, të cilën Foucault e quan “shkenca seksuale“.

Është e bazuar në një fenomen diametrikalisht të kundërt në artin erotik: rrëfimi, nuk është vetëm një pyetje e rrëfimit kristian, por më në përgjithësi pengesa për të folur rreth tij. Një fiksim sëbashku për të gjetur të “verteten“ për kristalizimin e seksualitetit, një e vërtetë e cila duhej rrefyer Foucault-ja jep relacionin mes rrëfimit dhe tregon se seksualiteti nuk ekziston nëse nuk është i rrëfyer. Ne jemi një shoqëri ekstraordinarie rrëfyese, rrëfimi ka hapur efektet shumë larg dhe gjërë: në sistemin e drejtësisë, në mjekësi, në pedagogji, në lidhjet familjare, në lidhjet e dashurisë, në jetën e përditshme dhe bile në ritet më solemne, krimet janë të rrëfyera, mendimet dhe dëshirat janë të rrëfyera, e kaluara dhe ëndrrat janë të rrëfyera, fëmijëria është e rrëfyer, sëmundjet dhe problemet janë të rrëfyera siç tregon Foucault: “Njësoj si dashuria më e brishtë, edhe më gjakësori i pushteteve ka nevojë për rrëfimin. Njeriu, në Perëndim, u bë kafshë e punës rrëfyese.” Kjo formë e kritikës së fortë të psikoanalizës tregon formën shkencore moderne të rrëfimit, shikon psikoanalistët si një rrëfyesit të seksualitetit të legjitimuar në të gjithçka është e shpjeguar në termet e seksualitetit të shtypur dhe psikoanalistët bëhen interpretuesit e vetëm të kësaj forme të rrëfimit seksualiteti nuk është me një gjë të cilën njerëzit duhet ta fshehin, por është edhe e fshehur nga vetëvetja, që jep teologjikisht, disa minuta të rrëfimit të një jete të re.

Duke u shfaqur, si një koncept në vete nuk ekzistonte kur Foucault krijoi projektin e tij multivoluminoz, por ky proces i të rrëfyerit ‘homoseksualiteti’ mund të interpretohet si një shprehje kundër kësaj pengese të rrëfimit. Kjo shikohet si një shtytje për të reveluar seksualitetit e individit për të konfirmuar vet ekzistencen në shoqerinë tonë. Në artin erotik, një pikëpamje e ndryshme është e mbajtur, dhe njerëzit janë të përmbajtur që të lënë në fshehtësi si sekret në sensin pozitiv të fjalës që ekziston edhe një element tjetër si kontroll social në këtë aspekt një relacion i pushtetit është krijuar mes priftit dhe rrëfyesit, mes psikoanalistit dhe pacientit të tij, mes mësuesit dhe nxënësit. Relacioni i pushtetit  është qëndra e çdo analize të shoqërisë, dhe në mënyrë të veçantë, e vërtetë për seksualitetin. Relacionet e pushtetit janë të formuar në atë mënyrë që ekziston me ekzistencen e ndryshimeve.

Kuptimi i konceptit të pushtetit nuk është eksluzivisht një force negative, ai rrëfen edhe pse kemi një pikëpamje juridike të pushtetit në shoqërinë tonë, ne e shohim si diçka negative, e ngritur por negativisht, duke e definuar se çfarë nuk është ajo që nuk duhet të bëhet. Sidoqoftë pushteti është fondamenti e analizës së shoqërisë, lidhja e përbashkët e pushtetit është seksualiteti, kush është dominuesi dhe i dominuar, doktorit dhe pacientit, babait dhe birit, punëdhënësi dhe punëtori, shkurt nënshtruesi dhe i nënshtruari. A mundet paragjykimi të pranohet si shkencë? Me Iluminizmin, pikëpamja e seksualitetit si një gjë mëkatare të rrëfehet ajo shtypet, bëhet e mutilizuar është adaptuar në pyetjet bashkohore të racionalitetit duke e katapultuar vetë atë si një shkence. Foucault bën një dallim të fuqishëm mes se çfarë është duke qëndruar në ditët e sotme të cilën e quajmë shkence dhe një doktrine paragjykuese e prokrijimit human, shkruan se duke krahasuar këto diskurse mbi seksualitetin njerëzor të këto që nga epoka e riprodhimit të kafshëve dhe bimëve, dallimi është i mahnitshëm.

Nuk mundet të flasë nga ana shkencore por me një logjikë elementare, ata zënë vend të historinë e dijes, ku doktrina e seksualitetit postulon sjellje anaturale seksuale. Në shek. XVII ne fokus ishte rregullimi i seksit te çiftet e martuara, duke injoruar forma të tjera të lidhjes seksuale, por tani grupe të tjera janë identifikuar: seksualiteti i fëmijeve, kriminelet, njerëz me çrregullime mendore dhe homoseksualet. Seksualiteti bëhet mburoja e identitetit të grupeve të caktuara të njerëzve, përverset bëhen interminoritet në vete, lidhjet homoseksuale janë të shikuara si mëkatare prandaj janë të gjykuara kohë pas kohe, por tani bëhen një minoritet që pluskon në sipërfaqen e shoqërisë, sodomisti ishte recidivist, por homoseksuali tani është një specie. Homoseksuali në shek. XIX shndërrohet në përson, një e kaluar, një histori, një adoleshence, një personalitet, një mënyrë e jetesës, bile një morfologji, andrologji, me një anatomi indiskrete dhe mundësisht me një psikologji mistike, asgjë e plotë e këtij përsonaliteti mund ti ikë seksualiteti të vet, duke vërejtur homoseksualet si një minoritet tani është e garantuar, por para shek.XVIII vete ideja kurrë nuk do të ishte e pranuar sepse përbënte një mëkat, papranueshmeri në shoqërinë njerëzore, antihumane, joriprodhuese.

Thjeshtë nuk ishte si një pjese e qënies, si pjesë fondamentale e këtij personi, por si një veprim, si diçka që ai ka bërë, por homoseksualiteti nuk ishte objekti e vetem i studimeve të shkencave mjekësore ku arsyeja ‘seksuale duhet të rrëfehet, është e gjetur apo zanafillën e ka në pikëpamjet të krishterta nuk ishte, siç është në ditët e sotme, e fortë, një forcë, por diçka që gjendet me një introspeksion të kujdesshëm. Sidoqoftë çdo detaj është i drejtuar në mënyrë të rrëfimit, çdo gjurmë e eksperiences të kënaqësisë është të ekzaminohet për të gjetur gjurmët e mëkatit. Me këtë vemendje tek detajet arsytueshmëria e seksualitetit është duke i dhënë një rëndësi të madhe në shoqëritë tona dhe ajo duhet të gjurmohet, duke konsideruar seksualitetin si diçka mëkatare nuk e ka zhdukur atë, shumë thjeshtë ka ndodhur e kundërta: është riforcuar dhe bërë diçka që të vërehet çdokund, me identifikimin e veprimeve seksuale, natyrës dhe shëndetit ishin të analizuara, koncepti ‘seksualitet’ ishte krijuar. (Vazhdon …)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button