Straçinca, fshati i harruar nga institucionet

Tre ditë pas përmbytjeve, rruga kryesore që shpie drejt fshatit Straçincë vijon të mbetet e bllokuar. Banorët thonë se janë të izoluar dhe ftojnë institucionet sa më parë të marrin masa për hapjen e rrugës, raporton Alsat M.

Për shkak të rrugës së bllokuar ndihmat e organizatave humanitare vështirë po mbërrijnë në Strashincë, fshat ky që sipas banorëve është harruar nga shteti.

Nga vërshimet në Straçincë është shkatërruar sistemi i ujësjellësit ndërsa një pjesë të madhe të fshatit mungon edhe energjia elektrike.

“Jemi të izoluar thuaj se nga botë nuk punon asgjë dhe shpresojmë se ardhmëria do të jetë e mirë “ “Pasi nuk kemi viktima mirë jemi të kënaqur, po janë duke na ofruar ndihma private më shumë , veç rrugët me na u hape për ndonjë sëmundje diçka”. Banorët e Stançicës kanë nevojë urgjente për ndihma në produkte ushqimore dhe ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button