Kujdes ku studioni, Lista e Shangajit vlen edhe për punësim

Përveç suksesit që e kanë arritur gjatë kohës së studimeve, për punësimin e nëpunsve të rinj, do të luaj rol edhe Universiteti ku ata kanë diplomuar.

Ligji i ri për administratorët shtetërorë që ndodhet në procedurë kuvendore parasheh që gjatë punësimit të merret parasysh edhe rangimi i Universiteteve në Maqedoni sipas Listës së Shangajit.

Më shumë pikë sjellin universitetet që janë ranguar në vendet e para. Kushti i ri për grumbullimin e pikëve për punësimin e administratorëve të rinj, do të fillojë të miratohet në vazhdimësi, përkatësisht pasi të kalojë një vit nga fillimi i ndryshimeve të ligjit për administratë.

Vitin e kaluar për herë të parë në Maqedoni universitetet janë ranguar nga Lista e Shangajit. 

Nëpër vendet e para të Listës u gjetën Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodij’ në Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore (Shtuli), Universiteti ‘Goce Dellçev’-Shtip, Universiteti ‘Shën Klimenti i Ohrit’ nga Manastiri dhe Universiteti për teknologji të informatikës në Ohër.

Në rangimin që këtë vit e bën Qendra botërore pranë Universitetin ‘Xhio Tong’ në Kine, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit janë kycur të gjithë pesë universitetet shtetërore të vendit, dhjetë universitete private, një universitet private publik, pesë shkolla të larta profesionale…
Rang lista pritet të shpallet gjatë këtij muaji./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button