Vërshimet në Shkup, DMSH: Janë furnizuar 1.180 pompa të reja

Qeveria ka furnizuar 1.180 pompa të reja, nga të cilat një pjesë veç më janë në teren. Të tjerat sapo të arrijnë do të lihen në funksion. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) deri më tani ka pasur rreth 85 pompa, këtë sot e kumtoi drejtori i këtij institucioni Shaban Saliu.

“Ne kemi pompa të mëdha, të fuqishme, për 3.000 litra në minutë. Disa veç më janë kyçur atje”, tha Saliu. DMSH­ja, siç theksoi, vazhdimisht është në teren gjatë këtyre tre ditëve.

Saliu informoi se kanë angazhuar ekipe të cilat janë të nevojshme për punë me mekanizëm dhe me pompat të cilat janë vendosur në pikat më të rëndësishme. Për momentin ka rreth 250 automjete dhe mekanizëm të Drejtorisë dhe nga firma të caktuara ndërtimore.

Saliu tha se deri më tani kanë vdekur 22 persona, ndërsa si të zhdukur llogariten tre ose katër persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button