HRW dënon gjykimin ndaj ish-kreut të institucionit për antikorrupsion në Egjipt

Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar ashpër gjykimin e ish-kreut të institucionit për antikorrupsion të Egjiptit për të shtuar se ndjekja penale e tij vë në rrezik përpjekjet kundër korrupsionit në këtë shtet arab, raporton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar një gjykatë në Egjipti dënoi ish-kreun e Organizatës Qendrore për Auditim (CAO), Hisham Geneinan, me një pezulli, një vjeçar nën pretekstin se ka dhënë informacione të rreme.

Geneina ishte shkarkuar nga posti me urdhër të presidentit Abdel-Fattah al-Sisi, pasi kishte deklaruar se korrupsioni në periudhën 2012 – 2015 i ka kushtuar Egjiptit 75 miliardë dollarë.

Sisi reagoi duke formuar një komision për verifikimin e fakteve akuzoi Geneinan se ka shpalosur të dhëna të rreme dhe se ka shtrembëruar faktet.

Paneli i formuar tha se “deklaratat e ish-kreut të CAO-së ishin mashtruese dhe me mungesë të besueshmërisë”.

“Abuzimi me fjalën e lirë në Egjipt ka krijuar keqkuptim në akuza penale të dënueshme me burg”, deklaroi të martën përmes një reagimi të shkruar zëvendës drejtori për Lindje të Mesme dhe Afrikën e Veriut, Nadim Houry.

“Ky përshkallëzim mund të ketë një efekt të rrezikshëm trishtues, sidomos për zyrtarët përgjegjës për raportimin e korrupsionit”, tha ai.

Houry ka paralajmëruar se persekutimi i Geneinas rrit shqetësimet për përpjekjet e qeverisë së Sisit për të rrezikuar pavarësinë dhe efikasitetin e trupave antikorrupsion.

Egjipti renditet vendi i 88-të nga gjithsej 168 shtete sa ka lista e Transparency International për vende me indeksin e perceptimit të korrupsionit.

Korrupsioni ishte një nga ankesat kryesore që shkaktuan protesta masive në vitin 2011 që çuan në përmbysjen e autokratit Hosni Mubarak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button