Ja përse atletët në “Rio 2016” kanë pulla të kuqe në shpinë (FOTO)

Lëkura e notarit amerikan, fituesi i 19 medaljeve të arta në Olimpiada,  ka rrathë të mëdhenj me ngjyrë të kuqe.

Ato nuk formohen si rezultat i stërvitjes, por mesa duket ai është një ndër ithtarët më të fundit në trajtimin e mjekësisë tradicionale kineze të njohur si “kupa të zjarrta” ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi lëkurë, shkruan “The Independent”.

Atleti amerikanë nuk është i vetmit, apo i pari që aplikon këtë procedurë, në fakt janë disa sportistë që e aplikojnë këtë metodë gjatë këtyre Lojërave Olimpike, por të parët që e kanë “prezantuar”, natyrisht janë ata kinezë.

Praktikuesit e saj pretendojnë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dhimbja e muskujve, problemet me lëkurën ku përfshihen aknet dhe ekzemat, çrregullimet me frymëmarrjen, ftohjen e zakonshme, por gjithashtu është përdorur edhe si një trajtim alternativ për kancerin.

Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, si pasojë e krijimit të vakumit pas djegies së oksigjenit brenda kupës së “zjarrtë”. Shenjat e tyre të kuqe që duken si shenja dhune, apo edhe thithje dashurie (varet nga këndvështrimi) duan deri në dy javë për t’u zhdukur. /TCH

1470692980_atlet2

1470692968_atlet1

1470692959_atlet4

1470692948_atlet3

1470692930_michael-phelps

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button