Më shumë se 2 milionë njerëz nën rrethim në Halep

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se pas mbylljes së rrugës Kastillo në lindje të Halepit dhe rrugës Khanesser në perëndim që mundësojnë hyrjen dhe daljen nga qyteti, për shkak të luftimeve që janë intensifikuar në Siri, më shumë se dy milionë persona kanë ngelur nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit për Çështje Humanitare pranë OKB-së, Jens Laerke, në konferencën për media që u organizua në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se pas mbylljes së rrugës Kastillo, në lindje të Halepit kanë mbetur të bllokuar afërsisht 275 mijë persona.

Laerke bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm brenda 48 orëve për Halepin.

Ndërkaq, ai po ashtu rikujtoi se ende po vazhdojnë sulmet ndaj spitaleve dhe qendrave të shëndetit, duke paralajmëruar se nëse sa më parë nuk rregullohet infrastruktura elektrike dhe ujore të cilat janë dëmtuar tërësisht, atëherë uji i qasshëm nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e miliona njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button