Majlinda: Medalja olimpike shëron plagët e luftës

Majlinda Kelmendi është e bindur se medalja olimpike, që e fitoi të dielën në Rio, do ta bëjë krenar Kosovën dhe do ta ndihmojë vendin e saj që sadopak t’i shërojë plagët e luftës.

“Kjo e artë do të thotë shumë për Kosovën. Jo vetëm për sport, por edhe për vendin”, ka thënë Kelmendi, shkruan sot gazeta Zëri.

“Unë e kam përjetuar luftën, njëjtë si populli im. Shumë fëmijë i kanë humbur prindërit e tyre. Shumë fëmijë nuk kanë libra për të shkuar në shkollë. Ndërsa unë jam kampione olimpike e atij vendi. Edhe pa para, edhe pa infrastrukturë, duhet të besosh në veten dhe të punosh shumë gjatë tërë kohës për t’i realizuar ëndrrat”, ka potencuar Majlinda, mbretëresha e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button