Me tramvaj dhe gasifikim kundër ndotjes së ajrit!

Ajri në Shkup, Tetovë, Kërçovë e Manastir vazhdon të jetë i ndotur.

Për këtë qëllim si masa më afat gjate për parandalim të ndotjes së ajrit ambiental, ministri i ekologjisë, Abdylaqim Ademi, përkrah idenë për modernizim të transportit publik por edhe për gasifikimin e Maqedonisë.

‘Unë përmenda masat afat shkurte reduktimi i komunikacionit, përdorimi i lëndëve djegëse dhe kështu me radhë, kurse masat më afat gjate sigurisht se është gasfikimi i Maqedonisë, më tutje modernizimi i mjeteve transportuese publike siç është edhe rasti i tramvajit që është një projekt më afatgjat dhe nuk mund të realizohet brenda një viti, por sigurisht që ndër masat afatgjate është theksuar edhe gasifikimi por edhe modernizimi i mjeteve transportuese publik veçanërisht tramvajt në Shkup’ tha Ademi.

Ditë më parë edhe qytetarë të anketuar por edhe arkitekt, nëpërmjet Portalb, e kanë kërkuar tramvajin si zgjidhje kundër ndotjes së ajrit.

Ndryshe, për shkak ndotjes së ajrit,  Këshilli për organizimin e protestave në Tetovë paralajmëruan protesta të reja, tashmë me bllokimin e rrugëve, vendim ky që është marrë ne mbledhjen e fundit të tyre lidhur me ndotjen e ajrit në Pollog dhe mos ndërprerjen e punës së kombinatit Jugohrom. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button