Komuna e Tetovës sjell këto përfundime nga situata e reshjeve të shiut

Në mbledhjen e Trupit koordinues për menaxhimin e situatës me reshjet në komunën e Tetovës, të realizuar sot më, u diskutua dhe u sollën këto përfundime:

-Gjatë natës së mbrëmshme nuk kishim të reshura dhe situata paraqitet si stabile në të gjitha pikat kritike në qytet dhe malësi.

– Rruga Shipkovicë-Brodec, është pastruar dhe është plotësisht e kalueshme për automjetet dhe banorët.
– Ekipet punuese të komunës së Tetovës, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si dhe Armatës së RM, janë duke punuar për pastrimin e rrugëve nga prurjet, brenda fshatit Shipkovicë, në rrugën Shipkovicë-Brodec si dhe në lokalitetin e quajtur Përroi i Madh.

– Në Reçicë të madhe vazhdon pastrimi i shtratit të lumit për qëllime preventive.

– Që sot ekipet punuese do të dalin në teren dhe do të riparojnë ujin i cili po rrjedh përgjatë oborrit të SH.F Rexhep Voka në Shipkovicë, përmes vendosjes së tubacionit adekuat.

– Me vendim të Shtabit Republikan për Menaxhim me kriza obligohen Armata e RM dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të bëjnë thyerjen e shkëmbinjëve të mëdhej në rrugën Shipkovicë-Brodec.

– Informojmë personat që si pasojë e reshjeve kanë pësuar dëme në tokat bujësore,të njëjtat ti paraqesin nëzyrat e Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë, të cilat gjenden në objektin e Komunës së Tetovës, kati përdhesë zyra nr.86.

– Sipas të dhënave nga Qendra për Shëndet Publik, cilësia e ujit në qytetin e Tetovës dhe f.Gajre është e rregullt dhe i njëjti mund të përdoret për pije.

– Gjatë ditës sotme pritet edhe raporti mbi cilësinë e ujit në fshatin Shipkovicë, dhe për këtë do të njoftoheni në orët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button