Republika e Kosovës mbështet me një ekip menaxhimin e fatkeqësisë në Shkup

Me rastin e vërshimeve në Shkup dhe pas kërkesë së shtruar nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, një ekip i Republikës së Kosovës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), Ministria e Punëve të Brendshme, sot në ora 12: 00 është nisur për të mbështetur Republikën e Maqedonisë në menaxhimin e kësaj fatkeqësie. Drejtori i përgjithshëm i AME-së Fadil Kodra e përcolli këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do ti kryejnë atje ne mbështetje te qytetarëve të goditur nga fatkeqësia, njofton Portalb.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë tani për tani më së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra. Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi ynë udhëtoi për në Shkup me këtë përbërje: 8 pjesëtarë me 3 automjete, 2 automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe 1 automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike. Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë deri me datë 12.08.2016, gjatë kësaj kohe, ky ekip do të kryej operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet”, thuhet në kumtesën AME e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button