Gentiana Roçi nënshkruan për Bayer Leverkusen (FOTO)

Futbollistja shqiptare nga Maqedonia, Gentiana Roçi prej sot është anëtare e re e skuadrës së famshme të Bundesligës gjermane për femra, Bayer Leverkusen 04. Skuadra gjermane ku trajner është Tomas Oblirs e kishte ftuar Gentianën në testime dhe në paraqitjen e parë futbollistja shqiptare kishte arritur që të shënojë edhe një gol, ndërsa loja e sajë stabile e kishte bindur trajnerin Oblirs që ti ofrojë marrëveshje për të mbetur në skuadër.

Gentiana Roçi

Ekskluzivisht për PORTALB.MK ka folur futbollistja shqiptare e cila ka thënë se ndjehet e kënaqur që do të jetë pjesë e një klubi të madh, ku do të dëshmon se nuk kanë gabuar që i kanë ofruar kontratë, duke prezantuar lojë të mirë me shumë gola.

“Kam qenë në vëzhgim nga trajneri Oblirs dhe më ofruan dy javë të jem në provë. Por menjëherë në javën e parë më dhanë përgjigje pozitive duke më thënë se do të qëndroj me klubin, por sot edhe zyrtarisht kemi nënshkruar marrëveshje një vjeçare. Vërtet jam shumë e kënaqur që jam pjesë e klubit të Bundesligës Bayer Leverkusen, dhe dhe shpresoj ta dëshmoj besimin që më kanë dhënë duke luajtur ndeshej të mira dhe duke shënuar gola”, ka thënë për Portalb.mk futbollistja Roçi.

Ekipi i fermave të Bayer Leverkusen sezonin e kaluar e kishte mbyllur në pozitën e nëntë të Bundesligës, ndërsa ekipi për sezonin e ri synon të jetë në pjesën e epërme të tabelës, për çka ndihmë e madhe do të jetë dhe shqiptarja Gentiana Roçi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button