Reagon Kaba: Nuk pastrojmë plazhe private

Pas publikimit të lajmit në Portalb se gjendja e plazheve të Strugës për momentin është e mbytur në bërllok (kliko për të parë lajmin), reagon drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Garip Kaba duke thënë se pjesa e papastër e plazhit është në menaxhim privat.

“Pjesa e plazhit që ju keni fotografuar dhe i keni locuar si te papastër nuk është në menaxhim publik por janë në menaxhim privat të subjekteve të ndryshme në komunën e Strugës. Ne si ndërmarrje nuk mund të pastrojmë hapësira ku nuk kemi kompetenca por kur do të afrohet sezoni turistik do të bëhen kontrolle me inspektorë komunalë që të rregullohet dhe të pastrohet bregu i liqenit nga vetë pronarët që menaxhojnë me plazhet ”thuhet në reagimin e drejtorit të NP-së Garip Kaba. 

Portalb gjatë ditës së djeshme kërkoi prononcim nga drejtori në fjalë mirëpo i njëjti nuk ishte në gjendje të përgjigjet deri në mesnatë deri kur edhe u publikua lajmi në fjalë.

Përderisa nuk dihet kush i mban kompetencat për pastrimin e plazhit, mbeturinat me gjasë do vazhdojnë të jenë therë në sy për çdo banor si dhe për redaksinë së Portalb-it .

Portalb edhe në të ardhmen do të jetë në shërbim të qytetarëve të Strugës duke publikuar të gjitha problemet me të cilat janë duke u përballur qytetarët e Strugës deri sa të iniciojmë ndryshimin dhe shpresojmë zgjidhjen e tyre. 

Blerona Jakupi, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button