Marrja e statusit në qershor, çështje e ndërlikuar

Në qershor Shqipëria do të kërkoje për të pestën herë nga Brukseli një përgjigje pozitive për t’u bërë vend kandidat.

Por situata këtë vit do të jetë më e ndërlikuar se dhjetorin e 2013-s, pasi për BE-në ky është një vit zgjedhor dhe qeveria “Rama” tashmë duhet t’i bëjë llogaritë jo vetëm me reformat e realizuara, por edhe me zgjedhjet e 22 majit për Parlamentin Europian. 

Pavarësisht nëse pesha e partive ekstremiste të pozicionuara kundër zgjerimit mund të rritet, pushteti real mbetet tek qeveritë e vendeve anëtare; siç ishte rasti i fundit kur pavarësisht mbështetjes që Parlamentit Europian, Këshilli Europian vendosi të kundërtën. 

Sipas, Albert Rakipit përballë një BE-je që bëhet gjithnjë e më skeptike ndaj procesit të zgjerimit, është e nevojshme që qeveria të aplikojë një strategji të re.

Në prill të vitit 2009 Shqipëria aplikoi për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe që prej atij momenti shumë gjera kanë ndryshuar brenda BE dhe tashme nuk mjaftojnë miratimi i tre ligjeve, zgjedhjet me standarde apo klima politike për të marrë një përgjigje pozitive; zërat skeptike janë shtuar dhe Shqipërisë i duhen reforma të rëndësishme për t’u bërë një vend kandidat.

Lajme të ngjashme

Back to top button