Shkup, numri i viktimave arrin në 22: Gjendet pa shenja jete një 12 vjeçar, kërkohet edhe një foshnje 16 muajshe

Rritet numri i viktimave si pasojë e vërshimeve të 6 dhe 7 gushtit në Rajonin e Shkupit dhe rrethinën. Mbrëmë, ashti siç njofton MPB, në lagjen “Çento” është gjetur trupi i një djaloshit 12 vjeçar, i cili ka humbur jetën nga përmbytjet, derisa bashkë me gjyshin e tij kanë qenë duke lëvizur me traktor nëpër Qarkoren e Shkupit. Nga MPB thonë se po vazhdojnë kërkimet edhe për një foshnje, vajzë 16 muajshe, e cila dje është lajmëruar si e humbur, njofton Portalb.

Fëmijën, si të humbur, babai e ka lajmëruar dje rreth orës 17. Sipas paraqitjes, djali dhe gjyshi i tij, të cilët janë nga fshati Stajkovcë, të shtunën rreth orës 22 me traktor kanë lëvizur nëpër Qarkoren e Shkupit, kur pas tyre është lëshuar valë e madhe e ujit, që e kanë përmbysur traktorin dhe djaloshin e ka marrë me vete uji.

Gjyshi i tij, ka arritur të shpëtojë, ndërkaq trupin e pajetë të djaloshit e ka gjetur babai i të ndjerit, dje rreth orës 20:40 minuta, në lagjen “Çento”, në afërsi të stacionit të autobusit, transmeton Portalb.

Dje, rreth orës 18, 18 vjeçari Xh.F. ka paraqitur se mbrëmjen e të shtunës derisa nëpër Qarkoren, me veturën që e ka drejtuar, tanimë i ndjeri Furkan Fejzullahu, atyre u është lëshuar një valë uji. Në automjet me ta ka qenë edhe vajza 16 muajshe e të ndjerit Fejzullahu, e cila është humbur dhe nuk ka asnjë informatë për të.

Ashtu siç njoftojnë nga MPB, pas identifikimit të fëmijës 12 vjeçar. Trupi i tij me urdhër të prokurorit publik, i është dorëzuar familjes për varrosje. Autopsia, sipas informatave nuk është kryer.

Me viktimën e fundit të regjistruar, numri që kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve ka arritur në 22, ndërkaq edhe për një tjetër po kërkohet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button