12 mijë telefona celularë humbin nëpër trenat e Zvicrës

100 mijë gjësende i kanë harruar zviceranët gjatë 2013-ës në trena dhe stacione të tjera nëpër Zvicër.

Çanta, valixhe, rroba dhe pajisje elektrike janë grumbulluar në bodrumin e “Fundsachenverkauf.ch” në Cyrih. Bëhet fjalë për gjësende që janë harruar nëpër trena dhe autobusë të postës, në stacione hekurudhash dhe aeroporte, transmeton albinfo.ch.

Janë rreth 98.800 gjësende që janë harruar dhe janë mbledhur vitin e kaluar vetëm nga SBB. Varësisht nga vlera e tyre, pronarët kanë vetëm tre muaj kohë për t’i marrë gjësendet e harruara.

Më së shumti humbin rrobat. Menjëherë pas kësaj vijnë telefonat iPhone. Siç raporton 20min, pothuajse 12 mijë telefona mobilë janë mbledhur nga SBB-ja vitin e kaluar. Në mesin e tyre ishte edhe një iPhone ari me vlerë 4900 franga, me logo të “Apple” që ishte riprodhuar me diamante.

Lajme të ngjashme

Back to top button