Nagasaki përkujton sulmin bërthamor 71 vite më parë

Tre ditë pas Hiroshimës, japonezët përkujtuan sot sulmin bërthamor që shkatërroi Nagasakin 71 vite më parë, duke vrarë 74 mijë persona.

Në orën lokale 11:02 (02:02 GMT), ora e saktë në të cilën shpërtheu bomba atomike, më 9 gusht 1945, një kambanë jehoi dhe banorët ngrinë për një minutë heshtje në këtë qytet të jugperëndimit të arkipelagut.

Përpara një turme të madhe dhe përfaqësuesve të dhjetëra vendeve, kryebashkiaku, Tomohisa Taue, përmendi vizitën historike të kryer në maj nga Barack Obama në qytetin tjetër martir, Hiroshima. Asnjë president në detyrë nuk kishte qenë më parë për vizitë.

“Me ardhjen e tij, presidenti i tregoi pjesës tjetër të botës rëndësinë për të parë, dëgjuar dhe ndjerë gjërat vetë”, vlerësoi ai, duke ftuar krerët e vendeve që posedojnë armën bërthamore dhe krerët e tjerë të shteteve të bëjnë të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button