ZTE dëshiron që telefoni i ri të dizajnohet nga publiku

Gjiganti i elektronikës ZTE dëshiron që publiku ta ndihmojë atë që ta dizajnojë një nga telefonat e ardhshëm celularë.

Kompania e ka lansuar një ueb faqe ku njerëzit mund t’i paraqesin idetë e tyre dhe të votojnë për idetë e të tjerëve, përcjell Koha Ditore.

Propozimet fillestare e kanë përfshirë një mbështjellës me panel solar, një ekran të dytë i cili mund të rrotullohet 360 shkallë, dhe një dizajn modular për t’u lidhur me tastierën dhe kontrolluesit e lojërave. ZTE ka premtuar se do ta lansojë telefonin “e dizajnuar nga turma” në vitin 2017.

E njohur si Projekti CSX, iniciativa fillimisht u paralajmërua në janar në Consumer Electronics Show në Las Vegas, kurse këto ka filluar dorëzimi i ideve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button