Rrëshqitja me ski “mallkim” për të famshmit

Pas rrëzimit të 7 herë kampionit të Formula 1, Michael Schumacher dhe kancerlares gjermane Angela Merkel, tani edhe këngëtarja e famshme Madonna është rrëzuar duke skijuar në Zvicër.

Si duket krijuesja e hitit “La Is La Bonita” nuk ka dëgjuar lajmin për rrëzimin e ish-vozitësit gjerman dhe kancerlares dhe ia ka mësyrë alpeve zvicerane për të rrëshqitur me ski.

Edhe pse në fotografi dukej se ishte profesioniste në ski, Madonna u rrëzua, por ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërkohë, hetuesit në Francë sot e kanë përjashtuar mundësinë që automobilisti i Formulës 1, Michael Schumacher, të ketë pasur probleme me shpejtësinë e rrëshqitjes, me rastin e aksidentit, në të cilin ai u lëndua rëndë në kokë.

Ditë më parë kancelarja gjermane, Angela Merkel, është aksidentuar duke bërë ski. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert në një konferencë shtypi.

Ai bëri të ditur se Merkel ka thyer kockën e legenit dhe për pasojë duhet të qëndrojë 3 javë pa lëvizur. Për shkak të këtij aksidenti, janë anuluar të gjitha takimet e kancelares Merkel për 3 javët e ardhshme./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button