Shkup, a mund të ketë tërmete pas vërshimeve? Flet gjeopatologu

Pas përmbytjeve të 1962 në Shkup, pas 1 viti qyteti u godit nga tërmeti katastrofal. Në këtë paralele shtrohet çështja, se a mund të pritet që të ketë tërmete edhe pas përmbytjeve të 6 dhe 7 gushtit, të cilat e goditën këtë rajon, njofton Portalb.

Sipas gjeopatologut, Stojan Velkovski, tani për tani, nuk mund të priten tërmete, por nëse zgjatë situata mund të sjellë në prishje të brendisë së tokës.

“Për ndodhitë e fundit në Shkup, bëhet fjalë për proces lokal dhe nuk besoj se do të ketë ndërprerje të strukturave më të thella gjeologjike, por nëse ajo në periudhë kohore zgjatë, mund të prishen disa procese në barkun e tokës dhe të ketë problem. Megjithatë, në rastin konkret nuk pres ndonjë aktivitet të veçantë të tokës”, thotë profesori, Velkovski.

Përndryshe, përmbytjet që u shkaktuan nga moti i ligë në rajonin e Shkupin, morën jetët e 22 personave dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Gjendja në terren ende është e jashtëzakonshme, dhe institucionet, organizata të ndryshme, shtetet fqinje, por edhe vetë qytetarët, po mundohen që t’u ndihmojnë banorët e të prekurve nga këto vërshime që shkaktuan dëme të mëdha materiale. Gjendja e jashtëzakonshme, nga dje është shpallur dhe do të zgjasë 15 ditë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button