fbpx

Shqiptari i vrarë në Siri: Nëse shpëtoj një fëmijë, fitoj Xhenetin (VIDEO)

Diamant Rasha, është muxhahedini shqiptar i cili pak ditë më parë u ekzekutua nga snajperat e ushtrisë së Asadit. Që prej muajit shkurt 2013, Diamanti i ishte bashkuar luftës së deklaruar të shenjtë të myslimanëve përkrah opozitës Siriane dhe më pas kishte tërhequr me vete edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Prindërit e Diamantit, Shaban dhe Xhemile Rashës, që banojnë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, në një intervistë për “A1 Report” shpjegojnë pse i dhanë “bekimin” djalit të shkonte, të luftonte dhe jepte jetën në Siri.

Janë të shumtë ata që nuk mund t’i kuptojnë Shabanin dhe Xhemilen, por djali për ta ka bërë detyrën si mysliman i devotë. Ata ndihen krenar për Diamantin për luftën që ka bërë për të mbrojtur myslimanët.

“Na kërkoi të ikte i indinjuar nga masakrat në Siri. Bëri detyrën për të mbrojtur myslimanet, ne e nderojmë. Që kur kanë lindur fëmijët jam munduar ti udhëheq të besojnë Zotin dhe gjatë gjithë jetës së tyre të sillen me një drejtësi absolute për ta kënaqur Allahun”, të tregon Xhemilja duke shtuar se më shumë besimin më të madh e kishte marrë Diamanti.

“Më thoshte: Unë kam vendosur të sakrifikohem për Allahun. Mos më ndalni asnjë sekond se më plas zemra. Të vdes pa pikën e idealit nuk ka kuptim, ndërsa kështu është ndryshe”, kujton gruaja e moshuar copëza nga bisedat me djalin e vet.

“Aq të qartë na e ka bërë Allahu e djali sa më duket sikur e shoh në qiell fytyrën e djalit”, të thotë ajo http://www.albeu.com/shqiperi/shqiptari-i-vrare-ne-siri-nese-shpetoj-nje-femije-fitoj-xhenetin-vi/137272/.

Lajme të ngjashme

Back to top button