?Kaçaniku jep edhe një “shehid” në Siri

Brenda dy ditësh Kaçaniku ka dhënë dy “shehid” për luftën në Siri kundër regjimit të Bashar Al Asadit. Profili “Kaçaniku Sot” ka njoftuar në facebook se Kijani Emin Mjaku sot është vrarë në lufime në Siri.

“Kjani Mjaku Kaçanik .bie ne lufte ne Siri Shehid inshAllah Allahu e shperblefte edhe ket vella musliman me graden me te larte te inshAllah bani dua lutje inshAlla jan prej banoreve te Xhenetit e Allahu na bashkofte ne Xhenetin Firdeus me pejngberet inshAllah, Amin amin amin”, shkruan në këtë profil.

Ditë më parë raportuam se në Siri u vra edhe Hetem Dema nga Kaçaniku. Ai ishte edhe veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UCK),

Edhe Kijani Emin Mjaku, i lindur në vitin 1979 në Kaçanik ka qenë veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai së fundi ka punuar në ndërtimtari derisa është i certifikuar edhe si roje sigurimi në kompaninë e sigurimeve “Syri i Shqiponjës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button