Mjekra e Princit Harry inatos Mbretëreshën Elisabetë

Princi Harry nuk e preku mjekrën gjatë tre javëve të qëndrimit të tij në një ekspedite Antarktikë.

Kur u rikthye në Londër, princi britanik e mbajti mjekrën e tij të kuqe dhe “të gjitha” u çmendën pas stilit të tij të ri, përvec Mbretëreshës Elisabetë.

“Ajo mjekër duhet të zhduket menjëherë”, mësohet të ketë qenë kërkesa e monarkes britanike menjëherë kur ka parë nipin e saj të parruajtur. Mbretëresha nuk toleron as punonjësit e saj që të paraqiten në punë me mjekër.

Princi Harry u shfaq në publik me pamjen e tij të re gjatë festimeve të ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, ndërsa kushërira e tij, Zara Philips menjëherë ka luajtur me emrin e tij duke e quajtur “Princ Hairy”.

Megjithatë, duket se në krah të tij, Harry ka të vëllanë më të madh, Princin William i cili në fundin e 2008-ës, pas rikthimit nga një stërvitje në Karaibe u shfaq me një mjekër të stërzgjatur, por “ishte zhdukur” në daljen e parë publike pas kthimit në Londër. http://www.albeu.com/showbiz/mjekra-e-princit-harry-inatos-mbretereshen-elisabete/137276/

Lajme të ngjashme

Back to top button