Tetovë: Reshjet e reja të shiut, banorët në ankth

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe mbrëmë në rajonin e Tetovës dhe Malësisë së Sharrit, gjë që ka shtyrë banorët të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur në rast të ndonjë vërshimi eventual. Derisa familjet që jetojnë afër shtretërve të lumenjve, përveç që kanë bërë kujdestari gjithë natën ata po ashtu kanë ndërmarrë masat me kohë, duke larguar familjet e tyre nëpër objekte më të sigurta, raporton Alsat-M.

“Kah mëngjesi ka pasur ujë dhe ka qenë rrezik se është rritur niveli dhe ka mundur të del uji nga shtrati. Mbrëmë dhe parmbrëmë ka pasur gjithë natën njerëz që kanë dhënë kujdestari. Këto familje që janë afër lumit, kanë lëvizur nëpër familje”.

“Kemi frikë sepse gjithnjë kur vjen uji këtu dallohet, kjo ishte e mbushur deri këtu, krejt e ka bart poshtë. Kjo mund të zgjidhet vetëm nëse komuna bën projekt të ri”.

Ndërkohë, nga komuna e Tetovës kanë përsëritur sot edhe një herë kërkesën Armatës së Maqedonisë, për t`iu dalë në ndihmë me minim të gurëve në mes fshatit Shipkovicë dhe Brodec, ku edhe zakonisht bëhen vërshimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button