Hysaj: Dua të qëndroj gjatë te Napoli

Elseid Hysaj zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë me Napolin në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua titullar në miqësoren ndaj Monacos në San Paolo e fituar 5-0 nga skuadra e Sarrit.

22-vjerçari, tashmë i padiskutueshëm në rolin e tij, nuk pati shumë probleme në krahun e tij, pasi Napoli e dominoi në cdo drejtim sfidën. Ndaj francezëve shkëlqeu Manolo Gabiadini, i cili realizoi 4 nga 5 golat e takimit, tre vetëm në pjesën e parë, ndërsa Allen vulosi fitoren e thellë të vendase 2 minuta pasi Gabiadini kishte shënuar për herë të fundit.

Sarri e mbajti Hysajn në fushë deri në minutën e 57 të pjesës së dytë, duke e zëvendësuar me Maggion. Në një prononcim për mediat italiani futbollisti shkodran u shpreh se nuk është pak për një skuadër si Napoli që të dominoje ndaj një kundërshtari me eksperiencë të madhe edhe në Champions League.

Ai theksoi se të besuarit e Sarrit janë përmirësuar shumë si nga ana fizike edhe psikologjikisht. Pasi rezervoi fjalët më të mira për Manolo Gabiadinin, i cili do të ketë për detyrë që të harrohet sa më shpejt Gonzalo Higuain, Hysaj siguroi të gjithë tifozët se ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës. Ai shtoi se është përshtatur shumë mirë edhe me ambientin në këtë qytet, ka marrë edhe një shtëpi, pasi dëshiron ta veshë sa më gjetë këtë fanellë, transmeton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button