Përsëri paralajmërohen protesta kundër ndotjes së ajrit

Këshilli për organizimin e protestave në Tetovë paralajmëruan protesta të reja, tashmë me bllokimin e rrugëve, vendim ky që është marrë ne mbledhjen e mbrëmshme të tyre lidhur me ndotjen e ajrit në Pollog dhe mos ndërprerjen e punës së kombinatit Jugohrom.

Nga Këshilli ka akuzuar sot edhe një herë Ministrinë e ambientit jetësor  dhe ekzekutivin për pasivitetin e tyre ndaj ndotjes së ambientit.

 “Duke qenë se qeveria është treguar pasive disa vite me radhë dhe sidomos pas kërkesave tonë të protestës së para ca ditëve, ne vendosëm që hapat e më tejshëm do përfshijnë radikalizimin e protestave të qytetarëve. Do kërkojmë nga qeveria që të merret më seriozisht me këtë punë , por një nga hapat e protestës së ardhshme do jetë edhe bllokimi i disa rrugëve nuk përjashtohet mundësia që të protestojmë edhe tek Jugohromi pra atje tek farika me një numër të madh qytetarësh që ta bllokojmë ne punën pra atë që do duhet ta bëj qeveria do duhet ta bëjnë qytetarët”, u shpreh Arianit Xhaferi, anëtar i këshillit organizativ të OJQ-ve.

“Ka përmirësim të cilësisë së ajrit ambiental, por ende është mbi masën e lejuar, që do të thotë se ende nuk ka rënë niveli i ndotjes së ajrit ambiental nën atë që është e lejuar me ligjet e Maqedonisë. Megjithatë Qeveria konstatoi që duhet të vazhdohet me rekomandimet që i kemi dhënë për pushtetin lokal, për qytetarët, dhe të vlejnë masat e propozuara për institucionet shtetërore për të vazhduar me kontrollet për kapacitetet industriale”, tha Abdylaqim Ademi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button