Përmbytjet në Shkup, Komuna e Strumicës ndanë 1 milion denarë ndihmë (VIDEO)

Këshilli i Komunës së Strumicës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, solli vendim për ndarjen e ndihmës për të prekurit e përmbytjeve të 6 dhe 7 gushtit, me vlerë prej një milionë denarë nga buxheti i Komunës, njofton Portalb.

Këshilltarët, seancën e filluan me një minutë heshtje, në nderë të viktimave, ndërkaq vendimi për ndihmë u miratua njëzëri.

“Fillimisht duam të shprehim ngushëllimet e tona deri te familjet e viktimave nga vërshimet. Sot, Këshilli solli vendim për ndarjen e ndihmës për të prekurit në rajonin e përmbytur të Shkupit, me vlerë prej 1 milion denarë, mjete të cilat do të ndahen nga buxheti i Komunës së Strumicës. Gjithashtu e shfrytëzoj rastin që të tregoj mekanizma dhe njerëz janë dërguar në zonat e përmbytura, nga Ndërmarrja Publike Komuna, por edhe të njësitit territorial kundër zjarrit për t’i pastruar rrugët dhe kanalizimet e bllokuara. Gjithashtu dua të tregoj se Strumica po ndërmerr aktivitete të ndryshme që t’u ndihmojnë banorëve të prekur nga vërshimet në Shkup”, tha kryetari i Këshillit të Komunës së Strumicës, Josif Hristov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button