Shteti i ka hipur skive

“I ka hipur skive” është një sintagmë paksa më e rrallë e cila përdoret për emërtim të lenimit, budallallosjen dhe disa shkyçje psikofizike, por shumë e saktë për përshkrimin e fillimit të viti shkupjan të Maqedonisë. Edhe pse këtë vit e emërtojmë si vit i Shkupit, vetëm shkaku i projektit kontrovers mos ta përmendim me numër, në Shkup ende nuk ka borë dhe ka pak në Maqedoni. Por, shkaku se ky vit është vit në të cilin do mbahen lojërat olimpike dimërore, skitë mbeten rekuizitë shpesh e përmendur edhe për opinionin e përgjithshëm, jo vetëm për ata që ndonëse pakicë janë shtresa më e pasur e popullatës, e të cilët mundeshin të ia ofronin vetes, të kenë edhe pushim dimëror.

Sigurisht që për popullarizimin e skive kontribuoi edhe masa të cilën e paralajmëroi qeveria si një masë shtesë për pensionistët, në vazhdën e masave me të cilat u vardiset, në mënyrë dhe për qëllime elektorale. Sigurisht se si çdo vardisje rinore ndaj pleqve, ashtu edhe vardisja e një shteti të ri pensionistëve, është e dyshimtë. Jo vetëm për momentin e inxhineringut politiko-elektoral i cili është shumë i rëndësishëm në një shtet pa census dhe me të rinj të gatshëm për egzodus, por edhe për shkak të sllallomit të cilin shteti ia bën vetes me atë që këtë masë për ski falas nuk e jep në Kodrën e Diellit të vet shtetërore, por në Mavrovën e dhënë në koncesion privat.

Sigurisht që ka nuancë partiake të DPMNE-së edhe në këtë tentim që me sllallom edhe një herë të parakalohet BDI-ja, ashtu siç ndodhi edhe me paralajmërimin e kësaj mase kur vetëm një ditë më parë një drejtues i ngratë i fondit pensional, njashtu i BDI-së, kishte një intervistë në të cilën lavdërohej për masat ndaj pensionistëve, kurse për skitë haberin nuk e kishte?! Por, ajo është e vërteta, në ski i hip qeveria kurse BDI mundet vetëm ti pastron të njëjtat ski, mandej.
Por, si duket kështu duken sllallomet e fundit para se të duhet, me ndonjë kërcim të lirë, të iket nga propozimi i BDI-së për president konsensual. Propozim ky i cili ende i rri pezull mbi kokë partisë DMPNE dhe i cili avash-avash tani më ka kuptimin: o do ketë konsensual ose nuk do ketë as censual. E sigurisht jo, edhe ajo edhe zgjedhje parlamentare të ndodhë vetëm ashtu si dëshiron DPMNE. Diçka do duhet ti japë Gruevski Ahmetit, por sipas asaj se vonohet, duket se këtë herë është kërkuar diçka e vërtetë dhe reale. Diçka si hidrocentral ose elektrik?!

Por ajo që duhet të ketë kujdes çdo pensionist në çdo ngjitje me ski është lidhja e tyre. Për atë se ajo është gjëja kryesorë për të mos i gjet ata fati i Angela Merkelit, Shumaherit, ose ajo që do e gjejë nesër, kur të demontohet regjimi në Maqedoni, fondacionin Konrad Adenauer. Për atë se ky dega e këtushme e fondacionit aq është angazhuar partiakisht, sa që ka filluar të i bindet edhe një partie shtesë, BDI-së, përgjatë përzgjedhjes të pjesëmarrësve në ngjarje të organizuara nga vet ky fondacion?! Në një rast nga viti i kaluar që mbetet të sqarohet shtesë në opinion, këtë vit.

Ngjitja e dytë me ski e rrezikshme për shtetin është propozimi për bashkëngjitjen e ambasadave me Serbinë fqinje. Në kësi ashiqare lëndime me ski nuk është vendimtar sllallomi apo kërcimi, por përzgjedhja e  terrenit për rrëshqitje me ski. Pse rrëshqitje në terren serb me pak borë kur pak kohë më parë kishte një ofertë turke për mundësi të shfrytëzim të ambasadave të tyre nëpër gjithë botën. Rrjeti diplomatik dhe përfshirja me ambasada  e Turqisë është herë-herë më shumë dhe propozimi bile ishte i njëanshëm. Për këtë ofertë turke me sa duket edhe vet Serbia ishte e gatshme,  mos dale në fund se Serbia na ofron neve shfrytëzim të përbashkët të ambasadave turke?!

Ashtu si përzgjedhja e terrenit për rrëshqitje me ski është me rëndësi edhe përzgjedhja e kahut për rrëshqitje. Pse të mos bëhet kjo gjë, së pari me fqinjët që janë edhe në BE edhe në NATO, Bullgarinë ose vetëm në NATO, Shqipërinë?

Terreni i përzgjedhur gabimisht dhe kahu i gabuar për rrëshqitje mund të ketë pasoja fatale. Sidomos kur kjo ndodh në një vit në të cilin ka pak borë, kur asgjë nuk është e mbuluar.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button