fbpx

Ivanova: Qeveria mban administratën për të fituar zgjedhjet

Partia opozitare e LSDM-së, ka reaguar ndaj ligjit për administratën shtetërore, duke  e vlerësuar atë si një ligj i cili do të mbajë administratën nën stres të vazhdueshëm.

Deputetja Cvetanka Ivanova në seancën e sotme parlamentare, tha se ligji për administratën shtetërorë është një dhuratë nga qeveria pas festave të fund vitit.

“Me anët të këtij ligji, qeveria totë se u premtuam rritjen e pagave prej 10 për qind, tani nuk do ua rrisim rrogat, por do të sjellim një ligj i cili do të ju mbajë vazhdimisht nën stres dhe nuk do të jeni të lirë asnjëherë, për arsye se jeni në numër shumë të madh”, tha deputetja Cvetanka Ivanova.

Sipas saj, me këtë numër të administratorëve që do të mbahen nën presion, do të fitohen zgjedhjet parlamentare.

Ajo e kritikoi qeverinë se miraton një ligj i cili vlen për 150 mijë qytetarë, ndërsa ministri nuk del që të japë ekspozenë e tij dhe të paraqesë argumentet në favor të ligjit për administratën shtetërore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button