Devijimi i Radikës, reagojnë ambientalistët evropian

Shqetësimi i dibranëve për tendencën e devijimit të lumit Radikë, ka senzibilizuar edhe ambientalistët e qarqeve ndërkombëtare, të cilët reagojnë në ueb faqen e hapur qëllimi i së cilës është “të mbrohet Lumi Radikë”.

Portalb bisedoi me Gazmend Kërkutin dibranin që jeton dhe punon në Amerikë, personin që ka hapur ueb faqen.

“Financova vetë dhe ndërtova uebfaqen “Të mbrojmë lumin Radika” së bashku me dibranin Bardhyl Marku. Vendosëm informacionet dhe fotografitë sepse Radika është jeta jonë, pa Radikën nuk kemi vlerë” u shpreh Kërkuti.

Informacionet e këtilla hapën shtigje që të interesohen edhe të huajt për marrjen me forcë të lumit Radikë nga ELEM-i dhe politika e shtetit.

Robert Eager, biologu nga Gjermania dhe koordinatori i  organizatës ”Europian Citizens-Committe” përkrah iniciativën për ndalimin e devijimit të lumit Radikë. 

Eager në hulumtimet e tij rreth natyrës shprehet se “Krimet ndaj natyrës janë krime ndaj paqes dhe njerëzimit, ndaj duhet votë për mbrojtjen e natyrës së gjallë. Sipas të gjitha hulumtimeve, ekosistemet janë esenciale dhe të nevojshme për mirëqenien tonë. Ne nuk mund të jetojmë pa ata, as sot as në të ardhmen. Prandaj ne si biologë kërkojmë të njihemi me krimet kundër natyrës. Ky krim, ka emër dhe quhet ECOCIDE (ekocid- nga fjala gjenocid ndaj natyrës) që domethënë është një dëm shumë i gjatë dhe i gjerë, ose shkatërrim i ekosistemit, që do të thotë se kjo vlen edhe për tharjen e lumit Radikë”.

Ne, shprehet ai për Portalb, biologu gjerman Eager, “kërkojmë përgjegjës kriminale prej politikanëve, biznesmenëve dhe kompanive të ndryshme që e kanë fjalën e fundit”.

“Edhe ne si hulumtues dhe mbrojtës së natyrës së gjallë jemi të shqetësuar për Radikën ndaj këtë çështje do ta prezantojmë çështje në Parlamentin Evropian”, shprehet ai .

Kërkuti e ka njoftuar biologun Eager për të gjitha hollësitë dhe problemet e lumit Radikë duke i ofruar edhe autorizim të fotografive dhe informacionet e duhura të lumi Radikë, për tu diskutuar në Parlamentin Evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button