Rita Ora paralajmëron albumin e ri

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora nëpërmjet rrjetit social “Instagram” ka paralajmëruar albumin e saj të ri që është duke e realizuar në një studio në New York.

Ajo të martën ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke bërë incizimet e këngëve derisa ka shkruar: “ Më pëlqen të jem e ngujuar në studio derisa jashtë është shumë ftohtë”.

Ky do të jetë albumi i saj i dytë, pas albumit “Ora” që e kishte publikuar më 27 gusht të vitit 2012 përmes studios të Jay-Z, “Roc Nation”, njofton Koha.net.

Realizimi i albumit të parë ka zgjatur dy vjet dhe për të Rita ka punuar me producentët e njohur si Will. I. Am, The Dream, Major Lazer, The Runners. Mysafirë specialë të këtij albumi janë këngëtarët Tinie Tempah, Will. I. Am dhe DJ Fresh me të cilin realizoi hitin e saj “Hot Right Now”

Lajme të ngjashme

Back to top button