“Burmali Xhamia” nuk vihet në rend të ditës në mbledhjen e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbjedhjen e kryesisë gjatë ditës së djeshme nuk ka diskutuar për vendin e Burmali Xhamisë, gjë që u paralajmërua kohë më parë nga sekretari i kësaj partie Abdilaqim Ademi.

Sipas zëdhënsit të BDI-së Bujar Osmani, kryesia Qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë ditës së djeshme ka diskutuar për dy pika të rrendit të ditës, por jo edhe për çështjen e vendit të “Burmali Xhamisë”, për arsye se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme.

Ai për Portalb shprehet se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë qendrore të partisë.

Osmani tha se “mbledhja e ardhshme duhet që të përcaktohet nga ana e kryetarit të partisë, deri më tash nuk dihet se kur do të mbahet kjo mbledhje.”.

Nga Bashkësia Fetare Islame paralajmëruar se do të reagojnë më radikalisht nëse kjo çështje nuk zgjidhet . /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button