Kurc: Çështja e emrit nuk duhet ta pengojë Maqedoninë

Çështja e emrit nuk duhet të jetë baza e cila e pengon mundësinë që Maqedonia të anëtarësohet në BE, ka porositur ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc në Bruksel pas takimit me eurokomisarin për zgjerim Stefan Fyle. 

Mediat greke theksojnë se Kurc ka shprehur optimizëm se gjatë kryesimit grek me BE-në do të marrë fund bllokada e vjetër greke për anëtarësimin e Maqedonisë drejt BE-së. 

“Shpresoj se kjo do të ndodhë gjatë kryesimit të BE-së nga Greqia, dhe për këtë arsye mendoj se Greqia përfundimisht është e interesuar për arritjen e një suksesi gjatë kohës të kryesimit të saj”, tha Kurc, duke shtuar se është sekret publik që imazhi i Greqisë në BE ndoshta nuk është çdoherë më i miri.

Lajme të ngjashme

Back to top button