Qyteti i Shkupit ndanë nga 3 mijë euro për familjet e viktimave

Qyteti i Shkupit pas seancës së sotme që filloi me një minutë heshtje, njëzëri me 29 vota pro vendosi që t’u ndajë ndihmë prej 3 mijë eurove familjeve të viktimave nga përmbytjet e mbrëmshme në Shkup, transmeton Portalb.

Është hapur edhe qendër në SHF “Pance Arsovski” për personat shtëpitë e të cilëve ishin shkatërruar, si dhe qendër distributive në SHF “25 maj” në Hasanbeg për ujë, ushqim dhe veshmbathje.

Në seancën që ka filluar ora 16 pritet që Qeveria të shpall ditë zie, derisa Shkupi dhe Tetova të shpallen si rajone të krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button