Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Shipoviq dhe të akuzuarve të tjerë

Prokuroria Publike gjatë të premtes ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave në aksionin “Kryesuesi” pasi javën e kaluar përfunduan hetimet, thonë nga Gjykata penale e Shkupit. 

Gjykata gjatë hetimeve ka vazhduar paraburgimin ndaj 8 te pandehurve që gjenden për momentin në Shutkë, ndërsa mes tyre është edhe kreu e Këshillit të komunës Qendër, i akuzuar i parë në rastin, Mirosllav Shipoviq. 

Për tre të dyshuar janë shqiptuar masa preventive, ndërsa njëri prej tyre do të mbrohet në liri. Veprat për të cilat dënohen është, “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ndihmesë në kryerjen e veprës së parë”. 

Mes të akuzuarve përveç Shipoviqit është edhe vëllai i tij, ish anëtarë të Bordit në “Mashinopromet”, një funksionar i DHP-së dhe udhëheqës të firmave private. Të akuzuarit duhet të përgjigjen për shpërdorim të 1.3 milionë eurove, për vepër të kryer penale më 208 dhe 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button