Schweinsteiger: E duam përsëri trofeun, kujdes Arsenal!

Mesfushori gjerman i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger e ka paralajmëruar skuadrën Arsenalit, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Duke pasur parasysh se asnjë ekip tjetër nuk ka arritur ta mbrojë trofeun e Ligës së Kampionëve, gjermani mendon se Bayerni do të mund ta mbrojë trofeun këtë vit.

“ Dua ta arrij atë çfarë asnjë ekip tjetër nuk e ka arritur. Unë dua ta mbroj titullin e Ligës së Kampionëve”.

“Ne kemi pasur një vit të jashtëzakonshëm. Por, gjëja më e mrekullueshme në futboll është se gjithmonë ka fusha në lojën tonë ku ne mund të përmirësohemi”, tha mesfushori i Bayernit, Bastian Schweinsteiger.

Lajme të ngjashme

Back to top button