Rekomandime për popullatën në rajonet e vërshuara për mbrojtje nga sëmundjet infektuese

­ Agjencia për Ushqim dhe Veterineri apelon që qytetarët nga rajonet e vërshuara vazhdimisht t’i ndjekin informacionet për furnizim me ujë dhe sigurinë e ujit të pijshëm përmes televizioneve lokale dhe nacionale, radiove dhe portaleve të internetit. ­

Për të pirë, për përgatitjen e ushqimit dhe për mirëmbajtjen e higjienës personale, të shfrytëzohet vetëm ujë i paketuar apo ujë i pijshëm prej cisternave të cilën e dorëzojnë ndërmarrjet publike për furnizim me ujë. ­

Nëse ekzistojnë rezerva të ujit, ai të mos përdoret deri sa të zihet (të zihet të paktën 15 minuta), ose uji të klorinohet në mënyrë përkatëse, ose nga persona profesionistë. ­

Nëse furnizimi me ujë bëhet nga objekte individuale të ujësjellësve, ku është i dukshëm turbullimi i ujit, ai të mos shfrytëzohet për t’u pirë dhe për të përgatitur, deri në sanimin e gjendjes dhe në marrjen e vërtetimit laboratorik se uji është i sigurt. ­

­ Rregullisht të mirëmbahet higjiena e duarve me sapun apo mjet dezinfektues, veçanërisht pas kontaktit me ujin nga vërshimet apo me gjësendet të cilat janë vërshuar, veçanërisht pas pastrimit dhe para përgatitjes së ushqimit. ­

Të mbrohet ushqimi i gatshëm të mos vijë në kontakt me ujin nga përmbytjet apo me ujërat e zeza. ­ I gjithë ushqimi i cili ka qenë në kontakt me ujin nga vërshimet, në frigoriferët e vërshuar apo në bodrume, të mos shfrytëzohet për ushqim, gjegjësisht rekomandohet ushqimi të hidhet. ­

Ushqimi të përgatitet me ujë të sigurt dhe në mënyrë të obligueshme të përpunohet në temperaturë më të lartë se 70 gradë Celsius. ­ Ushqimi i përgatitur të mos ruhet më gjatë se dy orë në temperaturë të dhomës, gjegjësisht duhet të ruhet në temperaturë më të ulët se 10 gradë Celsius. ­

Të shmanget kontakti i ushqimit të papërpunuar dhe ushqimit të përpunuar termik. ­ Rekomandohet që fëmijët e vegjël të ushqehen me ushqim të përgatitur industrial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button