Nga moti i ligë pjesë të vendit pa rrymë, ekipe të EVN­së punojnë në terren

­ Ekipe të EVN Maqedoni punojnë në sanimin e defekteve të shkaktuara në furnizimin me energji elektrike nga moti i ligë që dje përfshiu pjesë të vendit.

Zëdhënësi i EVN Maqedoni Atanas Kovaçevski infomroi se ekipe të përforcuara janë gjithkund në ato vende ku ka probleme në furnizimin apo ndërprerjen ku shfrytëzuesit nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike. Siç deklaroi ai më shumë probleme në nivel të tensionit të mesëm në rrjetin distribues u shkaktuan në rajonin e Shkupit, Manasatirit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës.

Probleme të caktuara në furnizim ka pasur edhe në rajonin e Ohrit. Në rajonin e Shkupit, siç tha ai, në Saraj, Matkë është vendosur furnizim normal i energjisë elektrike. Mbesin pa furnizim me energji elektrike Vollkova, Ormani, Novosellsi Pat, Stenkoveci, Momin Potok dhe Zllokuqani.

Në rajonin e Shkupit në Bllacë të Poshtme dhe në vendkalimin kufitar Bllacë ka problem me furnizim me energji elektrike, ndërsa Fusha e Tophanës dhe Vizvegova në rajonin e Shkupit janë pa furnizim të energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button