Ja si të luftoni depresionin

Sipas studiuesve, meditimi për vetëm 30 minuta zbut depresionin ashtu sikurse ilaçi dhe se meditimi i rregullt mund të lehtësoje edhe ankthin, dhimbjen dhe stresin.

Studimi përfshin 3 500 njerëz ku janë krahasuar efektet që jep meditimi me ato të antidepresantëve.   Kryesuesi i kërkimit, Dr Madhav Goyal, asistent profesor në Universitetin John Hopkins ka deklaruar se: “shumë njerëz kanë krijuar idenë se meditimi është të ulesh dhe të mos bësh asgjë. Por kjo nuk është e vërtetë.

Meditimi është një trajnim aktiv i trurit për të rritur vetëdijen dhe programe të ndryshme meditimi e arrijnë këtë në mënyra të ndryshme”. Doktori thotë se mijëra njerëz përdorin meditimin për stresin dhe për rritjen personale.

Lajme të ngjashme

Back to top button