Bayern prezanton Mats Hummels dhe Renato Sanches

Bayern Munchen prezantoi dy gooditjet e mëdha në merkato për sezonin e ardhshëm. Renato Sanches që kushtoi 38 milionë euro dhe Mats Hummels, për të cilin bavarezët paguan 35 milionë euro.

Mesfushori portugez dhe mbrojtësi pasurojnë kontingjentin e kampionëve të Bundesligës dhe ashtu siç shpjegon 27-vjeçari gjerman, objektivi është që të fitojnë.

“Bayerni është mes dy apo tre klubeve më të mëdha në botë, duke folur në aspektin sportiv. Kjo ishte një prej arsyeve kryesore që më bindën të transferohesha këtu. Ishte vendimtare në zgjedhjen time të isha i vetëdijshëm se mund të bëhesha pjesë e një prej skuadrave më të rëndësishme të planetit, që çdo vit fiton trofe.”

Pas prezantimit zyrtar, dy blerjet e reja të bavarezëve iu bashkuan shokëve të ekipit në stërvitjen e parë sezonale, që u zhvillua me dyer të hapura për publikun.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t po përgatitet për ndeshjen e parë të rëndësishme të sezonit: Superkupën e Gjermanisë, ku më 14 Gusht do të kenë përballë Borussia Dortmund, në impiantin Signal Iduna Park.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button