fbpx

Limaj kthehet në PDK?

Deputeti Fatmir Limaj po e shqyrton mundësinë e kthimit në PDK, duke harruar kështu krejt mospajtimet që kishte me kreun e kësaj partie Hashim Thaçin dhe zëvendësin e tij Kadri Veselin.

Një zyrtar i lartë i PDK-së i kanë thënë gazetës “Zëri” se Thaçi e Limaj kanë pas konsulta dhe pas tyre, tek Limaj ekziston një vullnet i mirë për të mos e braktis partinë.

‘Madje, mendohet se puna tashmë është kryer dhe pritet kthimizyrtar i tij”, ka thënë ky burim i PDK-së.

Po ashtu ai tha se në drekë që PDK e ka organizuar për festat e fundvitit edhe Limaj ka marrë pjesë.

“Kjo drekë është organizuar nga Adem Grabovci, në restorantin ‘Liburnia’ në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button