Mercedes-Benz debuton në Detroit me GLA AMG

Kompania gjermane Mercedes-Benz ka publikuar online specifikacionet e modelit të GLA AMG, që gjatë muajit të ardhshëm pritet t’i prezantohet publikut në panairin NAIAS në Detroit. Muaj më parë kjo kompani kishte prezantuar konceptin e GLA 45 AMG, dhe tani ajo ka postuar online fotografitë dhe detajet teknike të këtij modeli.

Sa i përket fuqisë motorike, kjo veturë ka motor me 2.0 litra dhe katër cilindra të huazuar nga koncepti A 45 AMG dhe CLA 45 AMG. Por karakteristikë kryesore e këtij modeli janë 360 KF shtesë, që vijnë nga sistemi 4MATIC të lidhur me transmisionin me shtatë shpejtësi AMG SpeedShift DCT.

Falë këtyre performansave, kjo veturë arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button