Pritet pastrimi i plotë i rrugës Shipkovicë-Brodec

“Sipas dinamikës së punëve pritet që brenda disa orëve kjo rrugë të pastrohet dhe të jetë e kalueshme për automjetet dhe qytetarët”. Kështu informojnë nga Komuna e Tetovës

Nga aty thonë se situata për momentin është e qetë dhe nën kontroll, por sipas parashikimeve edhe gjatë ditëve në vijim priten reshje të shiut, andaj thirren që qytetarët pa nevojë të mos dalin dhe të mos qarkullojnë në rrugët e fshatrave të malësisë.

Ata rikujtojnë që për çdo asistencë dhe në rast nevoje të kontaktojnë numrin 193 Njësia Teritoriale Kudër Zjarrit i cili si gjithmonë është në dispozicion 24 orë.

Nga shirat e mëdha është bllokuar sot rruga Shipkovicë-Brodec. Banorët e bllokuar të këtyre fshatrave lajmërojnë se ka pasur vërshime të mëdha dhe shembje të tokës.

Nga vërshimet e vitit të kaluar, katër persona e humbën jetën, dhe u shkaktua dëm i madh material të banorët e këtyre fshatrave, por edhe në të mirat bujqësore.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button