Nga shirat e mëdha bllokohet rruga Shipkovicë-Brodec (FOTO/VIDEO)

Nga shirat e mëdha bllokohet rruga Shipkovicë-Brodec. Banorët e bllokuar të këtyre fshatrave lajmërojnë se ka pasur vërshime të mëdha dhe shembje të tokës, raporton TetovaSot.

Ata frikësohen nga rreziku i përmbytjeve dhe pasojat që mund të janë sikur ato të vitit të kaluar. Shirat e mëdha kanë kapluar Lisecin, Shipkovicën dhe Reçicën.

Nga vërshimet e vitit të kaluar, katër persona e humbën jetën, dhe u shkaktua dëm i madh material të banorët e këtyre fshatrave, por edhe në të mirat bujqësore.

Banorët e këtyre fshatrave apelojnë deri te institucionet e komunës dhe ato të shtetit që të ndërhyhet sa më parë, me qëllim që të zhbllokohet rruga dhe të mos vije deri te rreziku i mundshëm tragjik për banorët e këtyre fshatrave.

42 1567

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button