I dashuri juaj nuk është romantik?

Disa meshkuj për nga natyra janë romantikë, ndërsa disa të tjerëve sjelljet romantike u janë të panjohura. Femrat gjithmonë kanë qenë të prira të jenë romantike, gjë që më së shpeshti tregojnë kur janë të dashuruara më së shumti. Mbase nganjëherë keni ushqyer shpresa të mëdha, mirëpo me disa këshilla të mençura të dashurin mund ta nxisni të shfaqë ndonjë gjest romantik.

Shumica e meshkujve ndahen nga të dashurat mu për shkak se nuk janë mjaft romantikë. Të gjithë e dimë që vajzat kënaqen me shëtitje të gjata në plazh, kur u dhuroni lule, apo kur shkoni bashkë në mbrëmje argëtimi, ndërkaq partnerët e tyre në këtë drejtim janë goxha përtacë.

Femrave nuk u duket normale plotësimi i kërkesave të tyre nga ana e meshkujve pasi t’ia kenë thënë ato. Ato mendojnë se një veprim i tillë është i detyruar, jonatyral dhe nuk të lumturon.

Meshkujve, romantizmi i tillë u duken i panevojshëm, nuk është prioritet dhe si rrjedhojë nuk presin që edhe femrat të kenë kërkesa të tilla. Edhe femrat preferojnë të mos shprehin pakënaqësinë e tyre, me mendimin se do ta kuptojnë vetë, dhe kështu mblidhen grumbuj shumëvjeçarë pakënaqësie.

Ndryshimi në mënyrën e të menduarit mes femrave dhe meshkujve lind nga edukimi i marrë në fëmijëri. Gjenetikisht meshkujt janë më racionalë dhe nuk e ndjejnë të nevojshme të mendojnë mbi domosdoshmëritë. Ndërsa femrat janë më naive dhe më të ndjeshme. Nga ana tjetër, çfarë kuptimi ka të testojmë çdo ditë dashurinë tonë nëse e dimë se bashkëshorti na dashuron? Në vend që të shqetësojmë veten me mendime të tilla, a nuk do ishte më e lehtë të zgjidhnim lumturinë dhe të falënderonim për gjithçka të bukur që kemi në jetë? Mos përdorni pritshmëritë tuaja të pathëna për të provuar apo testuar dashurinë e partnerit tuaj.

Ndani pritshmëritë apo kërkesat tuaja me partnerin dhe mos i mbani të fshehta. Është përgjegjësia juaj të prezantoni veten dhe t’i shpjegoni partnerit gjërat të cilat ju mërzisin dhe ato që ju gëzojnë. Mos kini turp të shfaqni lumturinë tuaj kur partneri plotëson një dëshirë tuajën. Në fillim aplikojini vetë veprimet e dëshiruara. Më pas do ta shihni se veprime të tilla rriten me hapa reciprokë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button